Trajtimi I Të Dhënave Të Huazuara
Rregullat e Rust për referencat mund të përmblidhen ndoshta më mirë kështu:
- Rust lejon vetëm një referencë të ndryshueshme ose disa referenca jo-të-ndryshueshme, por jo të dyja njëherësh.
- Një referencë nuk duhet kurrë të jetojë më gjatë se pronari i saj.
Kjo zakonisht nuk përbën problem kur referencat kalohen te funksionet.
Detaje kujtese:
- Rregulli i parë i referencave parandalon data race-t. Çfarë është një data race? Një data race ndodh kur leximi i të dhënave ka mundësinë të mos jetë i sinkronizuar për shkak të ekzistencës së njëkohshme të një shkruesi në të njëjtat të dhëna. Kjo ndodh shpesh në programimin me shumë fije (multi-thread).
- Rregulli i dytë i referencave parandalon keqpërdorimin e referencave që tregojnë drejt të dhënave që nuk ekzistojnë (të quajtura dangling pointers në C).