Tut i Rustit Tabela e permbajtjeve

Funksionet Gjenerike

Gjenerikët në Rust punojnë krah për krah me traitet. Kur përshkruajmë një lloj të parametrizuar T, mund të kufizojmë cilat lloje mund të përdoren si argument, duke listuar cilat traite duhet të implementojë argumenti.

Në këtë shembull, lloji T duhet të implementojë Foo:

fn my_function<T>(foo: T)
where
    T:Foo
{
    ...
}

Duke përdorur gjenerikët, krijojmë në kohën e përpilimit funksione të tipizuara statikisht me lloje dhe madhësi të njohura, gjë që na lejon të bëjmë dispatch statik dhe t'i ruajmë si vlerë me madhësi të njohur.