Tut i Rustit Tabela e permbajtjeve

Box

Box është një strukturë e dhënash që na lejon të zhvendosim të dhënat tona nga stack-u në grumbull.

Dereferencimi i tij na lejon të përdorim të dhënat e alokuara në grumbull në mënyrë ergonomike, sikur të ishin lloji origjinal.

Meqenëse Box është një struct me madhësi të njohur (sepse mban vetëm një pointer), përdoret shpesh si një mënyrë për të ruajtur një referencë ndaj diçkaje brenda një struct-i që duhet të dijë madhësinë e fushave të tij.

Box është aq i zakonshëm sa mund të përdoret nga kudo:

Box::new(Foo { ... })