Tut i Rustit Tabela e permbajtjeve

Main-i Që Mund Të Dështojë I Rishikuar

Kodi Rust mund të ketë një mori përfaqësimesh gabimesh, por biblioteka standarde ka një trait universal std::error::Error për të përshkruar gabimet.

Duke përdorur smart pointerin Box, mund të përdorim llojin Box<dyn Error> si një lloj të përbashkët për kthimin e gabimeve, sepse na lejon të përhapim një gabim në grumbull dhe të ndërveprojmë me të në nivel të lartë pa pasur nevojë të dimë një lloj specifik.

Herët në Tour of Rust mësuam që main mund të kthejë një gabim. Tani mund të kthejmë një lloj të aftë të përshkruajë pothuajse çdo lloj gabimi që mund të ndodhë në programin tonë, për sa kohë që struktura e të dhënave të gabimit implementon traitin e përbashkët Error të Rust.

fn main() -> Result<(), Box<dyn std::error::Error>>