Llojet gjenerike janë jashtëzakonisht të rëndësishme në Rust. Ato përdoren në përfaqësimin e vlerave potencialisht bosh (d.m.th. variabla që mund të mos kenë ende një vlerë), trajtimin e gabimeve, koleksionet, dhe shumë më tepër! Në këtë seksion do të mësojmë bazat e llojeve gjenerike, të cilat me shumë mundësi do t'i përdorni gjatë gjithë kohës.
