Rust ka një paradigmë unike për menaxhimin e kujtesës në krahasim me gjuhët e tjera të programimit. Do t'i shohim sjelljet dhe verifikimet e përpiluesit një nga një, në mënyrë që të mos jetë dërrmuese. Është e rëndësishme të mbani mend se rregullat që po tregojmë nuk ekzistojnë për t'jua vështirësuar jetën, por për t'ju ndihmuar të bëni kodin tuaj më pak të prirur ndaj gabimeve!
